E re ENCHAT

Bisedat tuaja,vetëm tuajat.

Aplikacion mesazhesh dhe thirrjesh për iPhone dhe Android, i enkriptuar nga skaji në skaj, pa numër telefoni dhe me server që nuk lexon asgjë. I ndërtuar nga Entech.

Privatësia

Askush në mes. As ne.

ENCHAT përdor të njëjtin protokoll enkriptimi si Signal. Çelësat privatë krijohen në telefonin tuaj dhe nuk largohen kurrë prej tij.

Enkriptim nga skaji në skaj

Signal Protocol (X3DH + Double Ratchet) për çdo mesazh, foto, video dhe thirrje.

Pa numër, pa email

Llogaria është një ID e rastësishme. Kontaktet shtohen me kod QR ose link ftese.

Sealed sender

Serveri e dërgon mesazhin pa e ditur kush e dërgoi.

Fshirje pas dorëzimit

Mesazhi fshihet nga serveri sapo telefoni i marrësit e konfirmon.

Pa log-e

Serveri nuk ruan IP, orare apo adresa kërkesash.

Numri i sigurisë

Verifikoni kontaktin ballë për ballë me një numër 60-shifror ose me QR.

Bllokim me biometri

Face ID, gjurmë ose PIN, dhe përmbajtja fshihet në listën e aplikacioneve.

Kundër spam-it

Pa kodin tuaj QR, askush nuk mund t’ju shkruajë apo t’ju gjejë.

Funksionet

Gjithçka që prisni nga një chat. Pa kompromis.

Biseda dhe grupe1:1 dhe grupe me admin, emër dhe anëtarë.
Thirrje zanore1:1 dhe në grup, me zile në ekranin e kyçur.
Thirrje videoDeri në 8 veta, të enkriptuara.
Foto dhe videoMedia e enkriptuar, edhe në server.
DokumenteDërgoni skedarë në mënyrë të sigurt.
Mesazhe zanoreMbani shtypur mikrofonin dhe flisni.
Mesazhe që zhdukenPas 24 orësh, 7 ditësh ose 90 ditësh.
Konfirmim leximiDërguar, dorëzuar, lexuar dhe “po shkruan…”.
Reagime dhe përgjigjeEmoji, reply dhe fshirje për të gjithë.
Njoftime pa përmbajtjeApple dhe Google shohin vetëm “mesazh i ri”.
Për organizata

ENCHAT në serverin tuaj, nën kontrollin tuaj.

Për kompani, redaksi, studio ligjore dhe institucione që duan komunikim të brendshëm pa palë të treta.

1

Takim dhe plan

Kuptojmë sa përdorues keni dhe ku duhet të qëndrojnë të dhënat.

2

Instalim në serverin tuaj

Serveri, databaza, relay-i i thirrjeve dhe HTTPS, me domenin tuaj.

3

Llogaritë e ekipit

Panel për krijimin dhe menaxhimin e llogarive të stafit.

4

Mirëmbajtje

Përditësime, backup i çelësave dhe mbështetje nga Entech.

Pyetje të shpeshta

Gjithçka për ENCHAT.

Politika e privatësisë dhe mbështetja: Privatësia · Mbështetja

Çfarë është ENCHAT?

ENCHAT është aplikacion mesazhesh dhe thirrjesh për iPhone dhe Android, i ndërtuar nga Entech. Çdo mesazh, foto, video dhe thirrje enkriptohet nga skaji në skaj me Signal Protocol, kështu që vetëm ju dhe personi tjetër mund t’i lexoni.

A më duhet numër telefoni ose email?

Jo. Llogaria është një ID e rastësishme. Kontaktet i shtoni me kod QR ose me link ftese, ndaj askush nuk ju gjen dot pa ia dhënë ju vetë kodin.

A i lexon dot serveri mesazhet?

Jo. Serveri merr vetëm të dhëna të enkriptuara, nuk e di kush e dërgoi mesazhin (sealed sender) dhe e fshin mesazhin sapo telefoni i marrësit konfirmon që e mori. Serveri nuk mban log-e me IP apo orare.

A ka thirrje zanore dhe video?

Po. Thirrje 1:1 dhe në grup deri në 8 veta, të enkriptuara nga skaji në skaj. Thirrjet kalojnë përmes relay-it të serverit, që asnjëra palë të mos shohë IP-në e tjetrit.

A mund ta kemi në serverin tonë?

Po. Për kompani, redaksi dhe institucione, Entech instalon ENCHAT në serverin tuaj, me domenin tuaj dhe panel për menaxhimin e llogarive. Të dhënat nuk dalin kurrë jashtë infrastrukturës suaj.

Po nëse humbas telefonin?

Mesazhet ruhen vetëm në telefon, të enkriptuara me AES-256 dhe pa backup në cloud. Aplikacioni mbyllet me Face ID, gjurmë ose PIN. Nëse telefoni humbet, mesazhet nuk gjenden në asnjë server.

Aplikacion mesazhesh i sigurt dhe i enkriptuar, i ndërtuar në Shqipëri

ENCHAT është aplikacioni shqiptar i mesazheve private nga Entech. Funksionon si aplikacionet e njohura të chat-it, me biseda, grupe, foto, mesazhe zanore dhe thirrje video, por pa numër telefoni dhe me enkriptim nga skaji në skaj për gjithçka. Serveri ruan vetëm të dhëna të enkriptuara dhe i fshin sapo dorëzohen.

Për organizatat, Entech e instalon ENCHAT në serverin e tyre, që komunikimi i brendshëm të mos kalojë nga asnjë kompani e huaj. Shihni edhe zhvillimin e aplikacioneve iOS dhe Android dhe serverët dhe hostingun tonë.

Komunikim privat për ju dhe ekipin.

Na shkruani për qasje në ENCHAT ose për një server privat për organizatën tuaj.

069 546 0000 [email protected]