Lajmi yt, reelnë 30 sekonda,në të gjitha rrjetet.
Paneli që kthen artikujt dhe videot e tua në reel me brandin tënd dhe i poston me një klik në Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe 6 rrjete të tjera. Për portale lajmesh, media, biznese dhe agjenci.
Nga artikulli te reel-i, pa program montazhi.
Gjithçka që i duhet një redaksie ose një biznesi për të qenë çdo ditë në rrjete, në një panel të vetëm.
Foto Reel automatik
Zgjidh një artikull nga WordPress-i i portalit. Paneli krijon reel 9:16 me foton, titullin e animuar, logon, ngjyrat e brandit dhe muzikë.
Video Reel
Ngarko një video deri në 3 minuta. Paneli e vendos në templatën e brandit me titull, logo dhe muzikë, ose ruan zërin origjinal.
Postim me një klik
Një buton dhe reel-i del në të gjitha rrjetet e zgjedhura: Reels, Story, Shorts dhe postime.
Tani, me orar ose draft
Posto menjëherë, planifiko për orën që do, ose ruaje si draft për ta parë më vonë.
Templata të ndryshueshme
Font, madhësi, kontur, pozicion dhe ngjyra. E rregullon një herë dhe çdo reel del njësoj.
Arkivë muzike
Zgjidh muzikën nga arkiva e panelit ose ngarko tëndën.
Linku si koment i parë
Linku i artikullit vendoset vetë si koment i parë, që reach-i të mos bjerë.
Hashtag-ë fiks
Hashtag-ët e brandit shtohen vetë në çdo postim.
Shkarkim MP4 / JPG
Shkarko reel-in ose kopertinën për ta përdorur kudo tjetër.
Historik
Çdo postim ruhet me datën, rrjetet dhe statusin.
Ekip me role
Admin menaxhon portalin, templatat, ekipin dhe abonimin. Agjenti vetëm poston.
Pa fjalëkalime
Rrjetet i lidh ekipi i Entech. Për Facebook dhe Instagram na shtoni si Partner te Meta Business Suite.
Dhjetë rrjete. Një buton.
Gati për të postuar brenda një dite.
Regjistrohu
Krijo llogarinë, zgjidh kanalet dhe postimet në ditë, dhe paguaj me kartë ose transfertë.
Ne lidhim rrjetet
Ekipi i Entech lidh faqet dhe llogaritë e tua. Ti nuk na jep asnjë fjalëkalim.
Brandi yt
Vendos logon, ngjyrat, fontin dhe muzikën. Lidh WordPress-in nëse je portal lajmesh.
Posto
Zgjidh artikullin ose videon, shiko reel-in dhe posto në të gjitha rrjetet me një klik.
Paketa sipas përdorimit. Paguan sa përdor.
Çmimi varet nga kanalet dhe postimet në ditë. Na tregoni sa kanale keni dhe ju dërgojmë ofertën brenda ditës.
Varet nga numri i kanaleve dhe i postimeve në ditë. Ju dërgojmë ofertën brenda ditës.
Kërko ofertëKartë ose transfertë bankare · Faturë tatimore
Reel-i i parë në 8 hapa.
Udhëzuesi i plotë me pamje ekrani është te faqja e produktit.
Hap tutorialin- 1
Hyr në panel me email-in dhe fjalëkalimin tënd.
- 2
Te “Brandi”, ngarko logon dhe zgjidh ngjyrat.
- 3
Rregullo templatën: fonti, madhësia, konturi dhe pozicioni i titullit.
- 4
Zgjidh ose ngarko muzikën e paracaktuar.
- 5
Hap “Foto Reel” dhe zgjidh artikullin, ose “Video Reel” dhe ngarko videon.
- 6
Shiko reel-in, ndrysho titullin nëse duhet.
- 7
Zgjidh rrjetet. Linku i artikullit dhe hashtag-ët shtohen vetë.
- 8
Shtyp “Posto tani”, vendos orarin ose ruaje si draft.
Gjithçka për Entech Social Media.
Kushtet, privatësia dhe rimbursimi: Kushtet · Privatësia · Rimbursimi
Çfarë është një kanal?
Kanal është çdo faqe ose llogari në një rrjet social. Për shembull, Facebook + Instagram + TikTok i një portali janë 3 kanale. Nëse keni dy portale me nga tre rrjete, janë 6 kanale.
Si numërohen postimet në ditë?
Çdo publikim numërohet një herë, sado rrjete të zgjidhni. Një reel që del njëkohësisht në Facebook, Instagram dhe TikTok është 1 postim.
Si paguaj?
Mujore ose vjetore (me 15% zbritje), me kartë ose me transfertë bankare. Abonimi nuk rinovohet automatikisht: ju njoftojmë para se të skadojë.
A duhet t’ju jap fjalëkalimet e rrjeteve?
Jo. Lidhjen e rrjeteve e bën ekipi i Entech. Për Facebook dhe Instagram na shtoni si Partner te Meta Business Suite; për rrjetet e tjera ju udhëzojmë hap pas hapi.
A duhet të kem WordPress?
Për Foto Reel automatik nga artikujt, po: paneli lexon artikujt e fundit nga WordPress-i i portalit. Video Reel dhe postimet funksionojnë edhe pa WordPress, për çdo biznes.
A marr faturë?
Po. Për çdo pagesë lëshojmë faturë tatimore nga ENTECH.AL SH.P.K., NIPT L92201032D.
Çfarë ndodh kur skadon abonimi?
Postimi ndalet derisa të rinovoni. Templatat, muzika, ekipi dhe historiku ruhen, kështu që vazhdoni aty ku e latë sapo të paguani.
Program për reel dhe menaxhim të rrjeteve sociale për portale lajmesh në Shqipëri
Entech Social Media është paneli shqiptar që redaksitë dhe bizneset e përdorin për të krijuar reel për Instagram, TikTok dhe Facebook pa program montazhi. Zgjidhni një lajm nga WordPress-i dhe paneli e kthen në video vertikale 9:16 me titull të animuar, logo, ngjyrat e brandit dhe muzikë, gati për Reels, Story dhe YouTube Shorts.
Me një klik e publikoni në 10 rrjete, e planifikoni për më vonë ose e ruani si draft. Linku i artikullit vendoset si koment i parë dhe hashtag-ët shtohen vetë. Paguani sipas kanaleve dhe postimeve në ditë, me ofertë të qartë që e merrni brenda ditës, dhe merrni faturë tatimore nga Entech në Tiranë. Shihni edhe menaxhimin e rrjeteve sociale dhe paketat për media.
Reel-i i parë sot.
Regjistrohu dhe ne lidhim rrjetet për ty. Pyetje? Na shkruaj ose na telefono.